RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Letoni, ministri i jashtëm fiton zgjedhjet presidenciale

letoni,-ministri-i-jashtem-fiton-zgjedhjet-presidenciale

Ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë, Edgars Rinkevics, është renditur i pari në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu.

Rinkevics u zgjodh presidenti i ri i Letonisë në zgjedhjet në të cilat garuan tre kandidatë dhe ku brenda ditës u mbajtën tre raunde.

Në zgjedhjet në të cilat për t’u bërë president është e nevojshme marrja e të paktën 51 votave nga 100 deputetët në parlament, në raundin e parë kandidati Uldis Pilens mori 25 vota, Rinkevics 42, ndërsa Elina Pinto 10 vota. Kandidatët edhe në raundin e dytë morën të njëjtin numër votash.

Pas raundit të dytë numri i kandidatëve ra në dy. Ndërsa në raundin e tretë, Rinkevics mori 52 vota dhe Pilens mbeti në 25 vota.

Në këtë mënyrë Rinkevics u rendit i pari dhe do të jetë presidenti i ri i Letonisë.

Presidenti aktual i Letonisë, Egils Levits, në një postim nga llogaria e tij Twitter, shkroi: “Përgëzoj presidentin e ardhshëm Edgars Rinkevics. Mbi presidentin tonë bie një përgjegjësi e madhe për të ardhmen e vendit dhe popullit tonë. Jam i sigurt se Letonia do të jetë në duar të sigurta në 4 vitet e ardhshme”.

Detyra e presidentit të Letonisë, Levits, do të përfundojë më 8 korrik.

Related posts

‘Britania e Madhe nuk do t’i kthehet më kurrë Bashkimit Europian’

rezart morina

EMRAT DHE SHTETET/ Deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

admin

Sot përfundon afati për lirimin e institucioneve që funksionojnë nën sistemin e Qeverisë së Serbisë në Mitrovicën e Veriut

rezart morina