RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Letonia forcon mbrojtjen e kufirit me Bjellorusinë

letonia-forcon-mbrojtjen-e-kufirit-me-bjellorusine

Duke ecur me të njëjtin hap me Poloninë dhe Lituaninë, Letonia tha se po forconte gjithashtu mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë fqinje.

Roja kufitare e Bashkimit Evropian Baltik dhe vendit të NATO-s tha se ne kufirin e saj me Bjellorusinë do të vendosen oficerë shtesë, për shkak të një kërcënimi hibrid në rritje të shpejtë.

“Brenda 24 orëve të fundit, 96 persona u përpoqën të kalonin kufirin ilegalisht nga Bjellorusia për në Letoni”, tha dje roja kufitare në një deklaratë, duke shtuar se autoritetet bjelloruse po përfshiheshin gjithnjë e më shumë në organizimin e kalimeve të parregullta kufitare nga migrantët.

Sipas deklaratës, Letonia ka informacione që tregojnë një rritje të mundshme të kërcënimeve hibride.

Prandaj roja kufitare vendosi ndalimin e pushimeve dhe i tërhoqi rojet kufitare nga pushimet e tyre.

Përveç kësaj, autoriteti kërkoi mbështetje nga forcat e armatosura dhe policia letoneze.

Ministrja letoneze e Mbrojtjes, Inara Murniece më pas urdhëroi ushtrinë të vendoste forca shtesë në kufi.

Letonia ndan një kufi prej rreth 172 kilometrash me Bjellorusinë, një aleat i ngushtë i Rusisë. /atsh

Related posts

Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

admin

​Përfundon aksioni policor në Shtërpcë – krejt çka u sekuestrua

admin

Kroaci, kompania japoneze Nipro investon 13 milionë euro në një uzinë të re

admin