RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Udhëheqësit fetarë në komunitetet sunite të Iranit në shënjestër për mbështetjen e tyre ndaj protestave

udheheqesit-fetare-ne-komunitetet-sunite-te-iranit-ne-shenjester-per-mbeshtetjen-e-tyre-ndaj-protestave

Udhëheqësi i lartë sunit i Iranit, Molavi Abdolhamid, i cili është i vendosur në provincën Sistan dhe Baluchistan, është vënë në shënjestër vazhdimisht për mbështetjen e tij të zëshme ndaj protestave.

Udhëheqësit fetarë të komuniteteve mslimane sunite në provincën Sistan dhe Baluchistan të Iranit dhe në provincat kurde të vendit po shënjestrohen gjithnjë e më shumë me persekutim, arrestim dhe burgim për shkak të kritikave të tyre ndaj dhunës së shtetit kundër protestuesve paqësorë, tha më 15 gusht Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran (CHRI).

“Autoritetet iraniane po burgosin dhe shkarkojnë liderët fetarë të komuniteteve sunite për të folurit e tyre kundër vrasjeve të shtetit dhe arrestimeve të protestuesve,” tha në një njoftim për shtyp Hadi Ghaemi, drejtor ekzekutiv i CHRI.

Ghaemi tha se klerikët sunitë nuk kishin kryer asnjë veprim të paligjshëm përveçse kishin folur hapur.

Popullsia Baloch e Iranit mban protesta kundër regjimit për muaj të tërë.

Në provincën Sistan dhe Baluchestan në kufirin lindor të Iranit, qindra protestues ende mblidhen çdo javë pas namazit të xhumasë, pavarësisht goditjeve nga autoritetet. /mesazhi

Related posts

Kryeministri suedez dënon thirrjet e ekstremit të djathtë për shkatërrimin e disa xhamive

rezart morina

Presidentja Osmani takon ministren e Katarit

RTI

Australia, 2 mld dollarë për “Black Hawk”

admin