RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Lëvizja e Deçanit” financohet nga BIA serbe

“levizja-e-decanit”-financohet-nga-bia-serbe

“Lëvizja e Deçanit” është themeluar në saje të pakënaqësisë nga fenomenet e rritjes së ekstremizmit islam në Kosovë. “Feja e Shqiptarit është Shqipëria”, është motoja e lëvizjes për braktisjen e fesë islame.

Mirëpo, burime ndërkombëtare të portalit Arbresh.info bëjnë të ditur se kjo lëvizje financohet direkt nga Agjencia Inteligjente e Serbisë BIA.

Po ashtu, burimet ndërkombëtare bëjnë të ditur se Pajazit Jashari – themeluesi i Lëvizjes Anti-Islame, del të jetë bashkëpunëtor i serbëve, themelues i organizatës “Buducnost” me Nebojsha Vujoviçin dhe Millosh Vujoviçin Themelues i të ashtuquajturës lëvizje anti-islame në Kosovë.

Pajazit Jashari, sipas të njëjtave burime ka krijuar skema të ndryshme të organizatave me të cilat financohet nga Serbia dhe nga burime të tjera por me synimin për t’i ruajtur interesat e serbëve dhe Serbisë në Kosovë.

Ai edhe sipas regjistrave shtetërorë është themelues i organizatës “Buducnost” (Ardhmëria) të cilën e ka themeluar me Nebojsha Vujoviçin dhe Millosh Vujoviçin, e përmes të cilës kanë punësuar serbë për të mbuluar funksione të panjohura.

Fushëveprimtaria e kësaj organizate është ndihma humanitare për serbët e Kosovës dhe fuqizimi i tyre në të drejtat kushtetuese në Kosovë.

Pikërisht dy kanalet përmes të cilave janë realizuar dëmet më të mëdha të Republikës së Kosovës.

Related posts

Parlamenti europian miraton dhënien e statusit kandidat ne BE për Moldavinë dhe Ukranën

admin

Qeveria iraniane i kërkoi ndihmë për gjetjen e helikopterit të rrëzuar ku humbi jetën Presidenti Raisi, SHBA zbulon pse nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës

admin

Të paktën gjashtë të vdekur nga zjarri në Jerevan

admin