RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lëvizja Xhihadi Islamik: “Nuk do të heqim dorë nga lufta kundër Izraelit”

levizja-xhihadi-islamik:-“nuk-do-te-heqim-dore-nga-lufta-kunder-izraelit”

Lëvizja Xhihadi Islamik njoftoi se sulmi i Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës nuk do ta ndalë luftën e tyre kundër pushtimit izraelit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i krahut të armatosur të Lëvizjes Xhihad Islamik në Kuds, Abu Hamza tha se rezistenca palestineze do t’i rezistojë me vendosmëri sulmeve të Izraelit. “Gjaku i dëshmorëve do të na bëjë edhe më të vendosur për të ndjekur rrugën e tyre dhe premtimi i Allahut për fitoren do të jetë me ne”, tha Hamza.

Ai u bëri thirrje palestinezëve për rezistencë. “Ne u bëjmë thirrje popullit tonë të ngrihet kundër pushtuesve dhe të mblidhet rreth rezistencës për të zmbrapsur sulmet e tyre. Durimi është paraardhësi i të gjitha fitoreve”, tha Hamza.

Duke thënë se anëtarë të rangut të lartë të Lëvizjes Xhihadi Islamik, si dhe gra dhe fëmijë, u vranë në sulmet izraelite, Hamza tha se sulmi izraelit ishte krim kundër njerëzimit dhe civilëve.

Në sulmet ajrore të ushtrisë së Izraelit në Gaza sot humbën jetën 13 palestinezë, mes tyre fëmijë dhe gra ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Është bërë e ditur se tre nga personeli ushtarak i Lëvizjes Xhihad Islamik ishin në mesin e atyre që humbën jetën në sulme.

Related posts

OBI përzgjedh provincën turke Şanlıurfa si “Qyteti i Turizmit” për vitin 2023

admin

Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

rezart morina

Emrat e eprorëve serbë që dyshohet se organizuan masakrën e Reçakut

admin