RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdojnë kërkimet për gruan që dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt

vazhdojne-kerkimet-per-gruan-qe-dyshohet-se-ka-rene-nga-ura-e-fshajt

Në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ditën e premte është hedhur nga ura e Fshajt.

Policia bën të ditur se gruaja ka rënë nga ura e Fshajt rreth orës 10:03, transmeton Telegrafi.

“Fshati Fshaj, Gjakovë 16.06.2023 – 10:03. Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar se një femër është hedhur nga Ura e Fshajt në lumë, trupin e viktimës e ka rrëmbyer uji dhe akoma nuk është gjetur”, bën të ditur Policia.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, zjarrfikësit, njësiti për kërkim-shpëtim dhe prokurori.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se rasti është duke u hetuar.

Related posts

Tolerimi i mëtejmë i Serbisë rrezikon përshkallëzime serioze në Ballkan

admin

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

RTI

Europol shkatërron kartelin ballkanik të transportit të kokainës nga Amerika Latine, 40 persona të arrestuar! “Kokat” drejtonin nga Dubai dhe Turqia

admin