RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liban, Hezbollahu kryen stërvitje ushtarake pranë kufirit izraelit

liban,-hezbollahu-kryen-stervitje-ushtarake-prane-kufirit-izraelit

Hezbollahu në Liban ka kryer stërvitje ushtarake në qytetin Nebatieh në jug të vendit, pranë kufirit me Izraelin, raporton Anadolu.

Në stërvitjen e zhvilluar në një zonë malore në Er-Rejhan në Nebatieh, ku Hezbollahu është efektiv, u përdorën shumë armë të rënda dhe të lehta.

Militantët e Hezbollahut goditën me armë objektivat me flamur izraelit në stërvitjen në të cilën u morën masa intensive të sigurisë dhe në të cilën morën pjese shumë gazetarë.

Gjithashtu, në stërvitje me goditje të artilerisë së rëndë u vendosën në objektiv malet e Libanit, ndërsa u përdorën edhe mjetet ajrore pa pilot të Hezbollahut.

Kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, Hashim Safi Al Din, deklaroi se stërvitja “mbart mesazhin se fronti i rezistencës që mbron Kudsin është gjithmonë gati”.

Hezbollahu libanez ka ndikim ushtarak dhe politik në rajonet në jug të vendit, ku jetojnë intensivisht shiitët.

Related posts

Shqipëri, vazhdojnë aktivitetet e Javës së Kulturës Turke

admin

Lavrov sulmon Evropën: Po bëhet kërcënimi kryesor i paqes duke ndihmuar ushtarakisht Ukrainën! SHBA? Ka braktisur rolin e ndërmjetësit të paanshëm

admin

MPB sqaron rregullat për xhamat e errët: Lejohen vetëm nga prodhuesi, ndalohet vendosja e folieve

Muhamet Ramadani