RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së thekson nevojën për reforma në Këshillin e Sigurimit dhe sistemin financiar – VIDEO

shefi-i-okb-se-thekson-nevojen-per-reforma-ne-keshillin-e-sigurimit-dhe-sistemin-financiar-–-video

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se reformat janë në nevojshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe në sistemin financiar të OKB-së, që njihet si Bretton Woods, raporton Anadolu.

Guterres mbajti një konferencë për shtyp pas Samitit të Liderëve të G7-s që u mbajt në qytetin Hiroshima të Japonisë.

KS-OKB-ja dhe rendi i saj financiar pasqyrojnë marrëdhëniet e pushtetit në vitin 1945, tha Guterres, i cili tha se këtu ka nevojë për përditësim.

“Që nga viti 1945 kanë ndryshuar shumë gjëra. Arkitektura financiare globale është bërë e vjetërsuar, jofunksionale dhe e padrejtë. Rrjeti global i sigurisë nuk mundi të përmbushë detyrën e tij përballë goditjes ekonomike nga pandemia COVID-19 dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Tanë është koha për reformë edhe në KS-OKB, edhe në institucionet Bretton Woods. Kjo është çështje e rishpërndarjes së pushteteve në kornizën e realiteteve të botës së sotme”, deklaroi Guterres.

Related posts

Tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit/ Sot nis procesi gjyqësor për rastin e rezervave shtetërore në Kosovë

admin

Ukraina: Rusia kreu 50 sulme ajrore dhe 11 raketore brenda një dite

admin

Lansohet E-Komuna, Kurti thotë se mundëson shërbime më të mira për qytetarët

admin