RTV AHIRETI
Lajme

Libani paraqet ankesë ndërkombëtare kundër Izraelit për bllokimin e GPS-it

libani-paraqet-ankese-nderkombetare-kunder-izraelit-per-bllokimin-e-gps-it

Libani paraqiti një ankesë në Kombet e Bashkuara dhe Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit kundër Izraelit , duke cituar si arsye ndërprerjen e qëllimshme nga Tel Avivi të sistemit të tij të pozicionimit global (GPS), transmeton Anadolu.

Ministria libaneze e Komunikimeve tha në një deklaratë tha se ndërhyrja e Izraelit prek kryesisht sistemet GPS brenda Libanit.

Libani akuzon Izraelin për ndërprerje të GPS-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit dhe disa vende të tjera që nga shpërthimi i përleshjeve ndërkufitare me Hezbollahun më 8 tetorin e kaluar.

Vëzhguesit në Liban thonë se me ndërhyrjen izraelite synohet kontrolli mbi hapësirën ajrore libaneze dhe pengimi i dronëve antiizraelitë.

Shqetësimet janë rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah në mes të një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare.

The post Libani paraqet ankesë ndërkombëtare kundër Izraelit për bllokimin e GPS-it first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Hamasi u paraqet ndërmjetësuesve propozimin për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza

RTI

Festa në Beograd për Pavarësinë e Kosovës çmend mediumet serbe

rezart morina

“Fundi i Le Pen?”/ Partia e saj pësoi një goditje të rëndë në zgjedhjet parlamentare, “Politico” rendit arsyet pse humbi e djathta ekstreme në Francë

admin