RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un jep mesazh për “forcimin e përgatitjes për luftë”

udheheqesi-i-korese-se-veriut,-kim-jong-un-jep-mesazh-per-“forcimin-e-pergatitjes-per-lufte”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un vizitoi fabrikat e rëndësishme të armëve dhe dha mesazhin për zhvillimin e teknologjisë së armëve të vendit të tij dhe forcimin e përgatitjes për luftë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un përfundoi turneun treditor për fabrikat e armëve.

Në kuadër të turneut, Kim Jong-un krahas fabrikave për raketat balistike bërthamore vizitoi edhe fabrikat që prodhojnë sisteme të ndryshme. Gjatë vizitës së tij në një fabrikë emri i të cilës nuk zbulohet, ai tha se “Kjo fabrikë ka përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në rrugën drejt përsosjes së gatishmërisë luftarake të Koresë së Veriut”.

Ndërsa në fabrikën që prodhon motorë për raketat lundruese dhe mjetet ajrore pa pilot, Kim Jong-un theksoi rëndësinë mbi përshpejtimin e prodhimit. Në një fabrikë tjetër lideri veri-korean tha se duhet të modernizohen armët që mbajnë ushtarët e vendit.

Nga shtypi i Koresë së Veriut u publikua fotoja e Kimi-it duke marrë shenjë mbi një tavolinë dhe duke qëlluar me armë.

Analisti i Institutit Sejong të Koresë së Jugut, Cheong Seong Chang tha se Kim me këtë vizitë synon inkurajimin e modernizimit të armëve vendase dhe të kontrollojë armët që mund të eksportohen në Rusi.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se vizita e Kim Jong-un ka përkuar me përgatitjen e SHBA-së dhe Koresë së Jugut për një stërvitje të re në rajon.

Related posts

Dodik takohet me Putinin në Tatarstan

rezart morina

Palestinezët s’dinë nga t’ia mbajnë

admin6

Sudani kundërshton ofertën afrikane për paqe dhe forcën paqeruajtëse “armike”.

rezart morina