RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libani synon kredi për rimëkëmbjen energjetike

libani-synon-kredi-per-rimekembjen-energjetike

Qeveria e përkohshme e Libanit ka miratuar hapjen e linjave kreditore në vlerë prej 116 milionë dollarësh për të rregulluar rrjetin e dëmtuar të energjisë elektrike.

Shteti në krizë të thellë ekonomike në dy vjetët e fundit, është përballur me krizë të madhe energjetike që ka vështirësuar jetën publike.

Kjo krizë energjetike ka përkeqësuar gjendjen ekonomike që ka lënë në varfëri tre të katërtat e popullsisë së Libanit.

Në ditët e sotme, libanezët furnizohen me vetëm një orë energji elektrike teksa miliona prej tyre janë mbështetur te furnizuesit e shtrenjtë të gjeneratorëve për të furnizuar shtëpitë e tyre me energji elektrike.

Kompania shtetërore e energjisë elektrike ka tharë arkat e shtetit në dekadat e fundit, duke i kushtuar qeverisë deri në 40 miliardë dollarë, ndërkaq humbjet vjetore janë 1.5 miliardë dollarë.

Dy termocentralet e Libanit shpesh janë prishur dhe mirëmbajtja e tyre ka kushtuar.

Banka Botërore dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar kanë deklaruar se rindërtimi i sektorit energjetik është reformë kyç për Libanin drejt rimëkëmbjes ekonomike.

Qeveria synon të shpenzojë 62 milionë dollarë për furnizim me naftë në port dhe 54 milionë të tjerë për mirëmbajtjen e termocentraleve. /koha

Related posts

Erdoğan dhe shefja e Komisionit Evropian diskutojnë hapat për të forcuar lidhjet BE-Turqi

admin

Izraeli vazhdon masakrat në ditën e 118 të sulmeve në Rripin e Gazës

rezart morina

Serbia riktheu shërbimin ushtarak me detyrim/ Kryetarja e Komunës së Preshevës: Ky vendim rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon

admin