RTV AHIRETI
Lajme

Libi, në rajonet e prekura nga përmbytjet infrastruktura është dëmtuar 70 për qind

libi,-ne-rajonet-e-prekura-nga-permbytjet-infrastruktura-eshte-demtuar-70-per-qind

Qeveria e Unitetit Kombëtar të Libisë, njoftoi se në rajonet e prekura nga përmbytjet në lindje të vendit infrastruktura është dëmtuar 70 për qind, ndërsa ajo e institucioneve arsimore 95 për qind, transmeton Anadolu.

Në faqen Facebook “Qeveria jonë” u publikua deklarata e Kreut të Shërbimit Emergjent të Administratës së Rrugëve dhe Urave të Ministrisë së Transportit të Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Huseyin Suveydan.

Në rajonet e goditura nga përmbytjet në lindje të vendit është dëmtuar 70 për qind e infrastrukturës, tha Suveydan, i cili informon se janë shembur 11 ura, 6 prej të cilave në Derne dhe 5 në qytetet në lindje.

Po ashtu Suveydan ka bërë të ditur se janë dëmtuar 80 për qind e linjave nëntokësore të ujit në qytetet dhe fshatrat në lindje, dhe se janë dëmtuar edhe 50 për qind e rrugëve.

Suveydan ka deklaruar se Administrata e Rrugëve dhe Urave ka përfunduar të gjithë punimet për hapjen e rrugëve alternative në të gjithë rajonet e prekura nga përmbytjet në lindje të vendit.

Janë dëmtuar 95 për qind institucioneve arsimore

Ministri i arsimit të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Musa Mugaryif, në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Tripoli tha se institucionet e arsimit në rajonet e prekura nga përmbytjet janë dëmtuar 95 për qind.

Shkollat do të hapen sërish që nga dita e diel (24 shtator) tha Al-Maqrif, duke bërë të ditur se nxënësit e ardhur nga zonat e përmbytjeve do të vazhdojnë arsimin në 17 shkolla në Bengazi.

Drejtori i Institucioneve Arsimore, Ali el-Kuveyrih, foli në një konferencë për shtyp dhe tha se gjithsej 114 shkolla në 15 rajone janë dëmtuar nga përmbytjet.

Fatkeqësia e përmbytjeve në Libi

Stuhia “Daniel” e cila është efektive në Mesdheun Qendror dhe që goditi Libinë më 10 shtator, ka shkaktuar fatkeqësi të përmbytjeve në qytetet Benghazi, Al Bayda, Al-Marj, Susa dhe Derna.

Kreu i Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdul Hamid Dbeibeh, për shkak të përmbytjeve, më 11 shtator shpalli 3 ditë zie në të gjithë vendin. Këshilli Presidencial i Libisë u bëri thirrje për ndihmë vendeve vëllazërore dhe institucioneve ndërkombëtare për rajonet që janë dëmtuar nga përmbytjet.

Related posts

Mijëra pr’otestojnë në Pakistan për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit Imran Khan

admin

Ushtarët rusë: Nëse tërhiqemi, jemi kërcënuar me vdekje – VIDEO

rezart morina

Izraeli fillon sulmet ndaj Rripit të Gazës

admin