RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libi, rritet në 32 numri i të vdekurve nga përleshjet në Tripoli

libi,-rritet-ne-32-numri-i-te-vdekurve-nga-perleshjet-ne-tripoli

Numri i të vdekurve nga përleshjet midis milicive rivale në Tripoli u rrit në 32, njoftuan sot autoritetet shëndetësore libiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se 159 persona u plagosën në dhunën që tronditi disa rrethe në kryeqytetin libian.

Qetësia mbizotëroi në Tripoli sot, një ditë pas përleshjeve të rënda midis forcave që mbështesin kryeministrin Abdul Hamid Dbeibeh dhe forcave besnike ndaj rivalit të tij Fathi Bashagha, i cili u emërua nga parlamenti me bazë në Tobruk si kryeministër.

Dhuna, më e keqja që nga arritja e armëpushimit në vitin 2020, shkaktoi dëme të rënda materiale në pronat private dhe publike në kryeqytet.

Dhuna ndodhi pas mobilizimit nga forcat e lidhura me Dbeibeh-n dhe Bashagha-n, pasi të dy figurat pretendojnë pushtet dhe autoritet në kryeqytet.

Libia ka qenë skenë trazirash që nga viti 2011 kur ish-udhëheqësi Muammar Gaddafi u rrëzua pas katër dekadash në pushtet. /aa

Related posts

Banka Botërore njofton 4.5 miliardë dollarë financim shtesë për Ukrainën

admin

Ushtria izraelite vret 90 palestinezë në spitalin Al-Shifa në Gaza

rezart morina

Dy muaj në luftë me sëmundjen e rëndë, Princi William zbulon gjendjen shëndetësore të Kate Middleton

admin