RTV AHIRETI
Lajme

Libia do të mbajë konferencë ndihmash muajin e ardhshëm për rindërtimin pas përmbytjeve

libia-do-te-mbaje-konference-ndihmash-muajin-e-ardhshem-per-rindertimin-pas-permbytjeve

Qeveria me bazë në Libinë lindore planifikon të mbajë një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e qytetit Derna pas përmbytjeve vdekjeprurëse të këtij muaji, transmeton Anadolu.

“Ne ftojmë komunitetin ndërkombëtar të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare më 10 tetor për të rindërtuar Dernën dhe zonat e tjera të prekura nga stuhia ‘Daniel’”, tha në një deklaratë Osama Hamad, kreu i qeverisë lindore.

Stuhia mesdhetare “Daniel” goditi Libinë lindore më 10 shtator, duke çuar në përmbytje në disa qytete, si Bengazi, Bayda, Al-Marj, Susa dhe Derna, duke rezultuar në shkatërrim masiv të infrastrukturës dhe humbje të konsiderueshme të jetëve.

Derna u godit më së shumti nga përmbytjet vdekjeprurëse, duke shkaktuar plasjen e digave të qytetit.

Sipas shifrave të OKB-së, rreth 4.000 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 8.000 të tjerë ende janë të zhdukur pas katastrofës së përmbytjeve.

Konferenca “synon të paraqesë vizione moderne dhe të shpejta për rindërtimin e Dernës dhe qyteteve të tjera të prekura, duke përfshirë rindërtimin e rrugëve dhe digave”, tha Hamad.

“Konferenca vjen si përgjigje ndaj thirrjeve të njerëzve të Dernës dhe qyteteve të tjera të prekura”, shtoi ai.

Të hënën, qindra banorë të Dernës demonstruan për të kërkuar llogari pasi përmbytjet shkaktuan kërdi në qytet.

Sipas zyrtarëve libianë, rreth 70 për qind e infrastrukturës së Dernës u dëmtua nga përmbytjet katastrofike.

Related posts

Avionët izraelitë nisin sulme të reja në Gaza

admin

“Franca do të shkonte në luftë civile nëse…”/ Presidenti Macron përballet me kritika të ashpra! Marine Le Pen: Të gjithë e kanë kuptuar se ai është kaosi

admin

Vereshchuk: Moska ka deportuar 1.2 milionë ukrainas drejt territorit rus

admin