RTV AHIRETI
Lajme

“Libianët nuk mund ta përballojnë të vetëm krizën e shkaktuar nga përmbytjet”

“libianet-nuk-mund-ta-perballojne-te-vetem-krizen-e-shkaktuar-nga-permbytjet”

I dërguari i OKB-së në Libi, Abdoulaye Bathily, tha se ky vend i Afrikës së Veriut “nuk mund të përballet i vetëm” me krizën e shkaktuar nga përmbytjet shkatërruese, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Bathily tha se shkalla e dëmeve dhe humbjeve nga përmbytjet që goditën keq rajonin lindor të Libisë “është përtej imagjinatës sonë kolektive”.

I dërguari i OKB-së përshëndeti përpjekjet kolektive të libianëve për t’iu përgjigjur krizës.

“Populli libian ka dhënë një shembull të madh të unitetit, dhembshurisë dhe qëndrueshmërisë përballë kësaj tragjedie shkatërruese”, tha Bathily.

“Sot, unë shoh një Libi të bashkuar, pa lindje, perëndim apo jug”, tha ai dhe u kërkoi të gjitha autoriteteve dhe institucioneve libiane të vazhdojnë të koordinojnë përpjekjet e tyre për reagim.

Libia është përballur prej vitesh me një krizë për shkak të luftës për pushtet. Vendi është i ndarë mes dy qeverive: njëra njihet ndërkombëtarisht në pjesën perëndimore të vendit dhe tjetra është emëruar nga parlamenti libian dhe sundon rajonin lindor.

Bathily shprehu gjithashtu mirënjohje për vendet që kanë “dërguar ekipe shpëtimi, pajisje dhe furnizime shpëtimi për të ndihmuar Libinë në këtë kohë të vështirë”.

Të paktën 6.000 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të përmbytjeve të fundjavës në Libinë lindore, sipas numrave të fundit zyrtarë.

Shirat e rrëmbyeshëm nga stuhia “Daniel” përfshinë disa zona të dielën në Libinë lindore, veçanërisht qytetet Bengazi, Al-Bayda dhe Al-Marj, Susa dhe Derna.

Related posts

Erdoğan: Netanyahu nuk do t’u shpëtojë pasojave të asaj që ka bërë

rezart morina

Pendarovski: Ballkani Perëndimor- “Pika e dobët”, për sigurinë evropiane

admin

Lumi japonez bëhet i kuq si gjaku, banorët alarmohen

rezart morina