RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Takimi i Metsolës me Zelenskyn në Parlamentin Evropian, merr vëmendje fotografia e ish-presidentit Rugova

takimi-i-metsoles-me-zelenskyn-ne-parlamentin-evropian,-merr-vemendje-fotografia-e-ish-presidentit-rugova

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola të enjten ka takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Metsola ka publikuar në profilin e saj zyrtar një fotografi me presidentin ukrainas.

Në prapavijën e fotografisë së përbashkët shihet ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Së bashku, për liri, paqe dhe fitore”, ka shkruar ajo.

Për foton ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Foto e ditës: Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Abdixhiku.

Fotografia e ish-presidentit Rugova ishte vendosur në Parlamentit Evropian, në qershor të vitit 2022.

Related posts

Australia vendi i parë në botë që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, ligji hyn në fuqi të mërkurën

admin

Sulmuesi nga Parisi pranoi se “ka urrejtje patologjike kundër të huajve”

admin

Mediat flasin për një zgjatje 60 ditore të armëpushimit, Trump: Shanset për marrëveshje apo për bombardime ndaj Iranit janë 50 me 50!

admin