RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liderët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë takohen para samitit të Pragës

lideret-e-turqise,-azerbajxhanit-dhe-armenise-takohen-para-samitit-te-prages

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, homologu i tij nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev, dhe kryeministri armen Nikol Pashinyan zhvilluan një bisedë të shkurtër përpara samitit të Komunitetit Politik Evropian (ECP) në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, Aliyev dhe Pashinyan u mblodhën në hollin e Kalasë së Pragës.

Takimit iu bashkëngjiten edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

EPC mbledh liderët e 27 shteteve të BE-së dhe 17 vendeve të tjera evropiane: Turqia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Azerbajxhani, Armenia, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Më vonë gjatë ditës, Erdoğan do të zhvillojë takime të ndara me liderë të tjerë të pranishëm, përfshirë Pashinyanin.

Related posts

Hoxha shqiptar nga Kosova fjalim e lutje në senatin e New Yorkut

rezart morina

Kosovë, serbët protestojnë në kundërshtim të ndalimit të dinarit si valutë e vlefshme për operim

admin

Kina reagon ndaj SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë për shkak të retorikave të tyre rreth Tajvanit

RTI