Sviatlana Tsikhanouskaya tha se trupat bjelloruse nuk mund të vendosen krahë forcave të Putinit, pasi kjo “vetëm do të shkaktojë më shumë vuajtje”.
Kujtojmë se teksa Bjellorusia nuk i është bashkuar luftës drejtpërdrejt ose nuk ka dërguar trupat e saj në Ukrainë, ajo ka ndihmuar Rusinë në forma të tjera.
Minsku e ka lejuar Moskën të përdorë territorin Bjellorus si një pikë lëshimi për sulmet me raketa në Ukrainë dhe një pikë hyrje për ushtarët dhe avionët luftarakë rusë që nga fillimi i luftës.
Marrëdhënia midis Presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin ka shqetësuar gjithashtu Perëndimin.
Muajin e kaluar presidenti rus vizitoi Minskun, duke shtuar spekulimet jashtë vendit se Moska dëshiron që aleati i saj të luajë një rol më të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë.