RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Ligjvënësit e BE-së nisin seancën plenare me heshtje në nder të viktimave nga tërmeti – VIDEO

ligjvenesit-e-be-se-nisin-seancen-plenare-me-heshtje-ne-nder-te-viktimave-nga-termeti-–-video

Seanca plenare e Parlamentit Evropian ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, raporton Anadolu.

Në hapjen e seancës plenare 4-ditore në Strasburg, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se “Evropa qëndron me popullin e Turqisë dhe Sirisë”.

Metsola u bëri thirrje ligjvënësve të Bashkimit Evropian (BE) të nderojnë viktimat e “shkatërrimit të paimagjinueshëm” të tërmeteve me një minutë heshtje para se të fillojnë punën.

“Mendimet tona janë me familjet e të vdekurve, të bllokuarve, të plagosurve dhe me të gjithë shpëtimtarët që luftojnë natë e ditë për të shpëtuar jetë”, tha Metsola.

Debati i parë i seancës plenare do të jetë mbi reagimin humanitar të BE-së ndaj tërmeteve në Turqi dhe Siri.

Sipas shifrave të fundit zyrtare, numri i personave që humbën jetën nga dy tërmet e fuqishme që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt ka arritur në 31.643.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libinë, po ashtu ndjenë dy lëkundjet e fuqishme që goditën Turqinë në më pak se dhjetë orë.

Në Sirinë fqinje, numri i të vdekurve ka tejkaluar 3.500, me mbi 5.200 të tjerë të plagosur.

Related posts

Varrezat masive në spitalet e Gazës, zyrtarët dyshojnë për vjedhje organesh nga trupat e të vdekurve

admin6

Vdiq një pacient në Repartin e Psikiatrisë, ia vuri flakën dhomës

rezart morina

Përfundojnë bisedimet e Ukrainës të organizuara nga Arabia Saudite, pjesëmarrësit bien dakord të vazhdojnë konsultimet

admin