RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova nxjerr të gjallë një 26-vjeçare – VIDEO

shoqata-e-kerkim-shpetimit-nga-kosova-nxjerr-te-gjalle-nje-26-vjecare-–-video

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova ka arritur ta nxjerr të gjallë një 26-vjeçare nga rrënojat.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Fanol Shala, anëtar i kësaj shoqate.

“Gjatë ditës së sotme kemi arritur që ta nxjerrim të gjallë një 26-vjeçare. Këtë e kemi arritur me asistencën e ekipeve turke. Ajo është dërguar me autoambulancë në spital”, tha Shala.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës i kanë nxjerr tetë trupa të pajetë.

“Gjatë ditës kemi arritur që t’i nxjerrim 7-8 trupa të pajetë. Aktualisht kemi dyshime se nën rrënoja janë edhe katër trupa të pajetë, por në bazë të aparaturës që kemi po sinjalizon për rrahje të zemrës. Pra, mund të jetë edhe dikush i gjallë”, tha ai.

Ekipi i Kërkim-Shpëtimit nga Kosova gjendet i stacionuar në Hataj të Turqisë.

Ndryshe, tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit tronditi Turqinë Sirinë.

Si pasojë mbi 35 mijë persona raportohet të kenë vdekur/ klankosova

Related posts

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

admin

Putin kërkon “të bëhet gjithçka” për të parandaluar përpjekjet për të destabilizuar situatën në Rusi

Muhamet Ramadani

Çfarë pengon ende marrëveshjen SHBA-Iran?

Hevzi