RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Liri, Pavarësi, Demokraci”, Osmani e nis me fjalët e Rugovës adresimin në PE

“liri,-pavaresi,-demokraci”,-osmani-e-nis-me-fjalet-e-rugoves-adresimin-ne-pe

Me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka nisur të mërkurën adresimin në Parlamentin Evropian.

Sipas presidentes Osmani, këto fjalë ishin vizioni i popullit të Kosovës, i cili u bë realitet.

“Sot ai vizion i Rugovës, heronjve tanë dhe popullit tonë është realitet. Kosova sot është e lirë. Kosova sot është e pavarur. Dhe Kosova sot është një fener i demokracisë”, ka thënë Osmani para eurodeputetëve në adresimin e saj.

Përgjatë adresimit të saj, Presidentja Osmani riktheu në kujtesë periudhën e para 25 vjetëve më parë kur presidenti Rugova, atëkohë fitues i çmimit Saharov mbajti fjalim në PE.

“Presidenti Rugova e konsideroi çmimin si njohje të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së tij për liri, por më e rëndësishmja ai përdori pikërisht këtë platformë për të kërkuar mbështetjen e deputetëve të atëhershëm për t’u bashkuar në emër të vlerave të cilat ky Union i përfaqëson. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur”, ka thënë ajo.

Sipas Osmanit ky fjalim i dha shpresë popullit të Kosovës.

“Evropa jo vetëm që ia kishte hapur dyert Presidentit Rugova, por kishte hapur zemrat dhe mendjet e saj për një popull të shtypur sistematikisht. Sot, duke qëndruar këtu në Strasburg, kam nderin të jem presidentja e parë e Republikës së pavarur të Kosovës që do të flas para Parlamentit Evropian, për t’ju falënderuar për kontributin e pamasë dhe të vazhdueshëm që ky institucion ka dhënë për lirinë, demokracinë tonë dhe pavarësinë”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Para eurodeputetëve, Presidentja Osmani, duke kërkuar mbështetjen e PE-së në rrugën evropiane të Kosovës, rikujtoi thënien e presidentit Rugova: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.

“Kështu ishte në të ’90-at e është edhe sot”, ka thënë tutje ajo.

Related posts

Franca do të japë 150 euro për ata që strehojnë refugjatë ukrainas në shtëpi

admin

Luftanija amerikane dhe “Barbarosa” turke në Adriatik, Ballkani mund të ndihet më i sigurt

admin

Të paktën 14 palestinezë të vrarë në sulmet e fundit izraelite në pjesën qendrore të Gazës

admin