RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në Parlamentin Evropian: Koha për hapa domethënës në integrimin e Kosovës

osmani-ne-parlamentin-evropian:-koha-per-hapa-domethenes-ne-integrimin-e-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin e saj para eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, ka thënë se është koha për hapa domethënës në integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Ne ua kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë fqinjëve tanë dhe këtë e kemi bërë në masë të madhe sepse njerëzit tanë meritojnë një të ardhme më të ndritur, që do të thotë gjithashtu bashkëpunim më të fortë brenda rajonit tonë”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, institucionet e Kosovës duan paqe dhe stabilitet.

“Paqe të qëndrueshme duke e pas drejtësinë në themel të saj, stabilitet duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial dhe me fokus në marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka thënë tutje ajo.

Osmani ka deklaruar se përparimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të shërbejë si një katalizator për paqen dhe pajtimin në një rajon ku forcat keqdashëse, historikisht, mbjellin përçarje.

“Mungesa e integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në BE përbën një kërcënim të madh sigurie për të gjithë Evropën, pasi e lë rajonin të pambrojtur nga kërcënimet dhe aktorët keqdashës. Integrimi i rajonit tonë nuk është vetëm i një rëndësie të madhe, por është edhe i një rëndësie strategjike”, ka potencuar ajo.

Sipas Osmanit, Kosova është pjesë integrale e Evropës.

“Ne jemi këtu pranë jush dhe jemi pjesë e kësaj familjeje, sepse një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe është e mundur vetëm kur jemi të gjithë këtu, në këtë Parlament, si të barabartë, duke promovuar dhe mbrojtur Evropën kolektivisht”, është shprehur ajo.

Vendi i Kosovës, sipas saj është në Evropë.

“Vendi i merituar i Kosovës në familjen e BE-së jo vetëm që do ta pasurojë kombin tonë, por gjithashtu do të forcojë vetë themelet mbi të cilat u ndërtua Bashkimi Evropian dhe do të forcojë kontinentin tonë përmes unitetit gjithnjë e më të madh”, ka përfunduar Osmani

Related posts

Fushata botërore ‘Noto me Gazën’ shtrin solidaritetin me palestinezët

rezart morina

DASH-i s’komenton raportimet për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

rezart morina

Pendarovski në vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

admin