Dalibor Spasiq, njëri nga serbët e dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Zveçan dhe i arrestuar më 17 qershor, është liruar.
Lirimi i tij është bërë pas pagesës së dorëzanisë.
Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur Lumnije Surdulli, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
“Po, është liruar. Sikurse ai Nemanja, pas dorëzanisë”, ka thënë Surdulli shkurtimisht