RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirohet nga arresti shtëpiak Enver Sekiraqa, i akuzuari për nxitjen e vrasjes së policit Trimuf Riza

lirohet-nga-arresti-shtepiak-enver-sekiraqa,-i-akuzuari-per-nxitjen-e-vrasjes-se-policit-trimuf-riza

Enver Sekiraqa, i cili ishte i akuzuar për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, është liruar nga masa e arrestit shtëpiak dhe i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në Polici.

Vendimi për lirimin e tij nga masa e arrestit shtëpiak është marrë ditën e premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.

Avokatja Kelmendi tha se Sekiraqa ka qenë në arrest shtëpiak dhe se tashmë kjo masë i është hequr.

“I njëjti ka qenë në arrest shtëpiak që dy vite. Dje është vendos nga Gjykata që të hiqet kjo masë dhe të zëvendësohet me atë të paraqitjes në polici një herë në javë”, tha ajo.

Telegrafi ka tentuar të marrë një koment edhe nga Gjykata Themelore lidhur me rastin, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, Enver Sekiraqa para disa muajsh kishte thënë se ai nuk ka pasur asnjë arsye, motiv apo shkas për të pasur çfarëdo lloj problemi me të ndjerin Riza apo për të nxitur vrasjen e tij.

“Unë s’kam pas asnjë arsye, as motiv, as shkas, për as senin ma t’vogël, me pas problem çfarëdolloj me të ndjerin Triumf Riza aq më larg, larg qoftë me mendu apo nxit apo organizu vrasjen e një polici të Kosovës”, kishte pohuar Sekiraqa.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, Gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

Çështja e Enver Sekiraqës ishte rikthyer disa herë në rigjykim.

Related posts

Izraeli miraton planet për operacionin ushtarak në Rafah në Rripin e Gazës jugore

admin6

Myftiu Tërnava po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt të kuptuarit sheriatik të zhvillimeve shkencore”

admin6

Marinsat amerikanë trajnuan policët ushtarakë të FSK-së

admin