RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirohet nga detyra ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi

lirohet-nga-detyra-ish-kryeshefi-i-kek-ut,-nagip-krasniqi

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar se ka liruar nga detyra Nagip Krasniqin.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e mbajtur dje Bordi i Drejtorëve ka marrë dy vendime, atë të lirimit nga detyra të ish-kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqi dhe vendimi tjetër është marrë për inicimin e procedurave për shpalljen publike për pozitën e kryshefit të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Related posts

Greystones në Irlandë bëhet qyteti i parë në botë që u ndalon celularët fëmijëve në shkolla

Muhamet Ramadani

Ne paralajmëruam SHBA-në për zgjerimin e konfliktit thotë Hamasi

Muhamet Ramadani

Kryeministri japonez evakuohet për shkak të një shpërthimi – VIDEO

admin