RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian zotohet për përgjigje pas vrasjes së Khameneit

presidenti-iranian-zotohet-per-pergjigje-pas-vrasjes-se-khameneit

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dënuar vrasjen e Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, duke e cilësuar atë “një krim të madh” dhe duke premtuar se do të ketë përgjigje.

Në një deklaratë nga zyra e tij, thuhet se “ky krim i madh nuk do të mbetet pa përgjigje” dhe se do të hapë “një faqe të re në historinë e botës islame dhe shiizmit”. Sipas deklaratës, autorët dhe urdhërdhënësit e sulmit do të përballen me pasoja.

Pezeshkian theksoi se Irani do të veprojë “me gjithë forcën dhe vendosmërinë”, me mbështetjen e kombit islam dhe “njerëzve të lirë të botës”.

Presidenti iranian konfirmoi gjithashtu shpalljen e shtatë ditëve pushim zyrtar, përveç 40 ditëve zie kombëtare të shpallura më herët. /mesazhi

Related posts

Të paktën 15 emigrantë janë gjetur të vdekur në brigjet e Tunizisë

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në Francë/ Shampanja gati, në ambientet e partisë së ekstremit të djathtë përgatitje për festë

admin

OKB-ja: Sulmet e kolonëve të paligjshëm izraelitë arritën numrin më të lartë mujor në gati 20 vjet

Muhamet Ramadani