RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lirohet personi që dyshohej se planifikoi vendosjen e bombave në shkollat në Shkup

lirohet-personi-qe-dyshohej-se-planifikoi-vendosjen-e-bombave-ne-shkollat-ne-shkup

Lirohet personi që dyshohej se planifikoi vendosjen e bombave në shkollat në Shkup

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut njoftoi të enjten se e ka liruar të dyshuarin për kërcënime për vendosjen e bombave në shkolla të mesme të Shkupit.

Paraprakisht, ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka ndaluar të personin me inicialet N.N, i cili ishte marrë në bisedë informative dhe në koordinim me Prokurorinë Publike ishte bastisur shtëpia e tij.

“Të mërkurën në mbrëmje, sipas udhëzimeve të prokurorit publik janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme, dhe duke pasur parasysh se nga ekspertizat fillestare nuk është konstatuar lidhje mes personit dhe mesazheve të dërguara, personi është liruar pas marrjes në pyetje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Shkollat e mesme në Shkup gjatë kësaj kohe kanë marrë në adresat e tyre elektronike kërcënime për vendosje të bombave, gjë që ka shkaktuar panik dhe evakuim të nxënësve dhe personelit të shkollave. /rel

Related posts

Franca kërkon nga Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të lejojë dërgimin e ndihmave

RTI

Turqia përshëndet hapin e SHBA-së për të hequr kushtet për shitjen e avionëve F-16

admin

Shqiperi: Qeveria rrit pagat për administratën dhe disa profesione të tjera

admin