RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirohet sërish nafta dhe benzina, çmimet për 24 orët e ardhshme

lirohet-serish-nafta-dhe-benzina,-cmimet-per-24-oret-e-ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve ditën e sotme (e premte).

Sipas njoftimit të MINT, çmimi i naftës është liruar për për 2 cent, kurse i benzinës për 3 cent.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.69 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.53 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 cent për shitjet me shumicë.

Related posts

Ndihmat në Ambasadën Turke në Moskë s’kanë të ndalur

Muhamet Ramadani

SHBA, evakuohen 1.200 persona për shkak të zja’rreve pyjore

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite bllokon rrugët me barriera betoni gjatë bastisjejes në Bregun Perëndimor të pushtuar

Irfan Jahiu