RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lisa Franchetti, gruaja që e parë që do të drejtojë marinën amerikane

lisa-franchetti,-gruaja-qe-e-pare-qe-do-te-drejtoje-marinen-amerikane

Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjedhur një admirale për të udhëhequr marinën amerikane. Kjo është hera e parë që një grua emërohet për të drejtuar një degë të shërbimit ushtarak të Pentagonit.

Lisa Franchetti ka qenë më parë drejtuesja e Flotës së 6-të të SHBA-së dhe forcave detare amerikane në Korenë e Jugut, dhe gjithashtu ka shërbyer si komandante sulmi të aeroplanmbajtësve.

Një veterane 38-vjeçare, ajo është gruaja e dytë që ka arritur gradën e admiralit me katër yje.

Sipas raportimeve në mediat amerikane, Franchetti nuk ishte zgjedhja e parë e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin, i cili në vend të saj rekomandoi të diplomuarin nga njësia TOP GUN, Samuel Paparo si shefin e ardhshëm të Marinës. /tiranapost

Related posts

Rruga ballkanike, shpresë dhe tragjedi për migrantët kinezë

Muhamet Ramadani

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

admin

Sulmet masive me dronë ndaj Rusisë, Moska akuzon Kievin: Po shënjestrohen disa rajone të shtetit

admin