RTV AHIRETI
Lajme

Lituania kritikohet për trajtim diskriminues të refugjatëve

lituania-kritikohet-per-trajtim-diskriminues-te-refugjateve

Qasja mikpritëse e refugjatëve ukrainas është krejtësisht ndryshe me mënyrën si janë trajtuar refugjatët nga Lindja e Mesme, të drejtat e të cilëve injorohen kur ata të hyjnë në Lituani, përmes Bjellorusisë, ka thënë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International.

Refugjatët nga shtetet sikurse Iraku dhe Siria përballen me trajtim jonjerëzor, abuzime dhe dëbime ilegale, ka thënë organizata, duke cituar një sondazh të realizuar me migrantë nga dy qendra lituaneze ndalimi.

Amnesty ka akuzuar po ashtu Bashkimin Evropian për injorim të situatës në këtë vend anëtar.

“Autoritetet lituaneze kanë mbajtur mijëra persona, për muaj të tërë, në qendra ndalimi, nën kontroll ushtarak, dhe aty janë përballur me torturë dhe abuzime tjera”, është thënë në raportin e organizatës.

“Atyre është duke iu mohuar qasja në procedura të azilit, në mënyrë që ata të kthehen ‘vullnetarisht’ në shtetet prej të cilave kanë ikur”.

Lituania, ashtu sikurse autoritetet evropiane, kanë akuzuar liderin autoritar bjellorus, Aleksandr Lukashenka, që me qëllim ka bartur migrantë nga Lindja e Mesme, drejt kufijve me vendet anëtare të bllokut evropian.

Kriza kufitare pati arritur pikun në fund të verës vitin e kaluar, pasi mijëra migrantë kanë tentuar të depërtojnë në BE. /rel

Related posts

Orban: BE ka nevojë për bashkëpunim të ngushtë për tregje dhe mbrojtje, e jo politikë

RTI

Erdogan: Të vazhdojmë përpjekjet diplomatike derisa të garantohet paqja midis Rusisë dhe Ukrainës

admin

Tërmeti shkund parlamentin e Lihtenshtejnit gjatë debatit për të – VIDEO

admin