RTV AHIRETI
Lajme

LIVE| Vazhdon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

live|-vazhdon-te-rritet-numri-i-viktimave-nga-termeti-ne-turqi-dhe-siri

17:49 – Biden dhe Zelensky premtojnë ndihmë për Turqinë e Sirinë

Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi, duke shtuar se është thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve atje.

Ai gjithashtu u zotua të ofrojë ndihmë për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu ka shprehur ngushëllime për presidentin e Turqisë dhe për familjet e viktimave, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Në një postim në Twitter, ai shtoi se Ukraina ishte e gatshme të ofrojë ndihmë “për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë”.

16:50 – Tërmeti shkatërroi një ndër xhamitë historike në Turqi (FOTO)

Xhamia historike Yeni Camii (Xhamia e Re), e vendosur në qendër të qytetit Malatya të Turqisë, u shkatërrua nga një tërmet të hënën që tronditi vendin.

Xhamia, e cila u restaurua dhe u hap për adhurim vitin e kaluar, u prek nga tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale.

E ndërtuar në vendin e Xhamisë HacıYusuf, Xhamia e Re u shkatërrua në tërmetin e 3 marsit 1894, të cilin Malatya e quajti “Tërmeti i madh” dhe rindërtimi i saj vazhdoi me ndihmën e publikut dhe përfundoi me kontributet e Sulltan Abdülhamid II.

Në tërmetin e 14 marsit 1964 xhamia u dëmtua rëndë. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve xhamia u riparua dhe u vendosën minare të mëdha.

Para tërmetit:

Pas tërmetit:

16:35 – Izraeli do të dërgojë ndihmë në Turqi dhe Siri

Izraeli ka thënë se do të dërgojë ekipe mjekësore dhe të kërkim-shpëtimit në Turqi dhe Siri.

“Kjo është ajo që ne bëjmë në mbarë botën dhe kjo është ajo që ne bëjmë në zonat afër nesh”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu.

Netanyahu tha se ishte në përgjigje të një kërkese nga qeveria turke dhe një kërkesë e cila ishte “pranuar gjithashtu për ta bërë këtë” për viktimat në Siri, pa specifikuar burimin, përcjell Klankosova.tv

Siria nuk e njeh Izraelin dhe të dy vendet janë në gjendje lufte që nga viti 1948.

Izraeli dhe Turqia rivendosën marrëdhëniet diplomatike vetëm në gusht pasi Turqia i ndërpreu marrëdhëniet pas një incidenti vdekjeprurës në 2010.

16:28 – Turqia mbyll shkollat për një javë në mbarë vendin, pas tërmetit të fuqishëm

Të gjitha shkollat në mbarë Turqinë do të mbyllen për një javë për shkak të tërmeteve të fundit, njoftoi të hënën ministri turk i arsimit Mahmut Özer.

Më shumë se njëmijë e 800 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv

16:23 – Turqia raporton të paktën 120 pasgoditje pas tërmetit të fuqishëm të së hënës

Të paktën 120 pasgoditje kanë ndodhur pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore, sipas një përditësimi nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Të gjitha pasgoditjet janë tërmete individuale. Por për sa kohë që ato nuk janë më të forta se tërmeti origjinal, kryesor, ato konsiderohen si pasgoditje.

Më vete, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), i cili raporton vetëm pasgoditjet më të rëndësishme që ndihen në të vërtetë nga ata në zonën e tërmetit, raportoi të paktën 43 pasgoditje me magnitudë 4.3 ose më të madhe, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv

Tre nga pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin masiv me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor të mëngjesit, sipas USGS.

Pasgoditjet shtrihen për më shumë se 300 kilometra përgjatë zonës ku ndodhi tërmeti i fuqishëm.

16:13 – Turqia kërkon ndihmë urgjente nga NATO-ja

Turqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare NATO-s dhe aleatëve për ndihmë në trajtimin e pasojave të tërmetit të së hënës.

Vendi ka kërkuar ndihmë dhe pajisje mjekësore, njësi të ndryshme urbane të kërkimit dhe shpëtimit, si dhe “spitale fushore të pajisura plotësisht kundër motit ekstrem me personel teknik për montim”, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv

Përgjigja po koordinohet nga Qendra Euroatlantike e Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive të NATO-s, e cila është e vendosur në selinë e NATO-s në Bruksel.

15:53 – Të paktën 2300 persona tani janë konfirmuar të vdekur

Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti i mëngjesit të sotëm është rritur sërish në 1,498, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Numri i kombinuar i të vdekurve nga tërmeti fillestar në Turqi dhe Siri tani është në më shumë se 2,300 pasi 810 persona u konfirmuan të vdekur në Siri, raporton agjencia e lajmeve AFP, transmeton Klankosova.tv.

15:50 – Rrëfimet e banorëve për tërmetin: “Menduam se ishte apokalipsi”

Banorët e disa prej qyteteve të goditura nga tërmetet e sotëm kanë përshkruar tronditjen dhe frikën e përjetimit të dy lëkundjeve kaq të mëdha radhazi.

Tulin Akkaya, e cila jeton në Dijarbakir, në  afërsi të vendit ku ranë tërmetet, tha se ajo ende po përpiqej të merrte veten pas tërmetit të parë kur goditi i dyti.

“Jam shumë e frikësuar. E ndjeva kaq fort sepse jetoj në katin e fundit,” i tha ajo agjencisë së lajmeve AFP.

“Ne dolëm jashtë në panik. Nuk mund të kthehem në banesën time tani – nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.”

Epiqendra e tërmetit të parë, me fuqi 7.8 ballë, ishte afër qytetit të Gaziantep, ndërsa ai i të dytit, me magnitudë 7.5, ishte në afërsi të provinces Kahramanmaras, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Melisa Salman, e cila është e vendosur në Kahramanmaras, tha se të jetuarit në një zonë tërmeti do të thotë se ajo ishte mësuar të “tronditej”, por që sot ishte “hera e parë që ne kemi përjetuar ndonjëherë diçka të tillë”.

“Ne menduam se ishte apokalipsi,” tha ajo.

Halis Aktemur, një tjetër banor i Dijarbakirit, ishte ndër të parët që mbërriti në vendngjarje pas shembjes së ndërtesës së parë të madhe në qytet dhe iu bashkua të tjerëve që ndihmonin për të gërmuar për t’I nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

“Ne ia dolëm të shpëtonim tre persona, por dy ishin të vdekur,” tha ai. “Pas tërmetit të dytë, nuk mund të shkoj askund. Unë mendoj se ata do të kenë nevojë për ndihmën time përsëri”, transmeton Klankosova.tv.

15:32 – Putin ofron mbështetje për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka ngushëlluar homologët e tij Recep Tayyip Erdogan dhe Bashar al-Assad, pas goditjes nga tërmeti i madh 7.8 shkallësh.

Putin iu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

Ai theksoi se Rusia është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj.

Si pasojë e këtij tërmeti raportohet se deri më tani në Turqi dhe Siri kanë vdekur 1900 persona, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv/ Klankosova.tv

15:20 – Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri rritet në 1900

Numri i të vdekurve nga tërmeti i parë është rritur në 1,121 në Turqi, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri në më shumë se 1900, pasi shifrat e fundit nga Siria tregojnë se 783 persona janë konfirmuar të vdekur.

Numri i viktimave pritet të vazhdojë të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

14:39 – Tërmeti në Turqi dhe Siri, Britania e Madhe do të dërgojë ndihmë

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të dërgojë ndihmë në Turqi dhe Siri pas tërmetit që ndodhi atje mëngjesin e sotëm.

Ministria e Jashtme britanike ka bërë të ditur se Britania do të dërgojë 76 specialistë të kërkim-shpëtimit, katër qen kërkimi dhe pajisje shpëtimi që do të mbërrijnë në Turqi këtë mbrëmje, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Sekretari i Jashtëm i britanik, James Cleverly, është shprehur se janë të gatshëm të oftojnë mbështetje të mëtutjeshme.

“Mbretëria e Bashkuar po dërgon mbështetje të menjëhershme për Turqinë duke përfshirë një ekip prej 76 specialistësh kërkim-shpëtimi, pajisje dhe qen shpëtimi. Në Siri, Helmetat e Bardha të financuara nga Britania e Madhe kanë mobilizuar burimet e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të mëtejshme sipas nevojës”, ka thënë Cleverly.

14:36 – OBSH-ja aktivizon ekipet mjekësore të urgjencës në Turqi dhe Siri

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aktivizuar rrjetin e saj të ekipeve mjekësore të urgjencës në Turqi dhe Siri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkroi në Tëitter drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Ekipet do të ofrojnë “kujdes thelbësor shëndetësor për të lënduarit dhe më të cenuarit e prekur nga tërmeti”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tërmeti ndërpreu energjinë dhe lidhjen e internetit në Turqinë jugore, gjë që mund të ndikojë në “aftësinë e publikut për të kërkuar ndihmë”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

14:35 – Mundësit nga Kosova shpëtojnë nga tërmeti në Turqi

Ekipi i Federatës së Mundjes i ka shpëtuar tërmetit prej 7.8 shkallësh që goditi Turqinë.

Sportistët kosovarë ju kanë dalur në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Të gjitha objektet afër hotelit ku ishim të vendosur ekipa e FMK-së janë rrafshuar për toke”, thuhet në njoftimin e Federatës përcjell Klankosova.tv

Si pasojë e tërmetit që tronditi Turqinë dhe Sirinë deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 1500 persona/ Klankosova.tv

Related posts

Kurti thotë se trupat e KFOR-it do të ndihmonin për të përmirësuar sigurinë e Kosovës

admin

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

admin

Gaza, 19 palestinezë humbin jetën si pasojë e bombardimit të një shtëpie nga avionët izraelitë

rezart morina