Në vazhdën e reagimeve për tragjedinë në Turqi dhe Siri, kanë reaguar edhe nga Shtëpia Botuese Logos-A. Ata shprehin ngushëllime për popullin turk dhe sirian për viktimat nga tërmeti.
“Ngushëllime për popullin turk dhe sirian për viktimat nga tërmeti.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!
Jugu dhe juglindja e Turqisë dhe një pjesë e Sirisë u goditën në orët e para të së hënës nga një tërmet i fuqishëm me epiqendër në Kahramanmaraş dhe me goditje në dhjetë rrethe kanë humbur jetën qindra njerëz. Mijëra janë të lënduarit, dhe të shumtë të mbeturit nën gërmadha.
Logos-A përcjell ngushëllimet për viktimat.
Lutemi të ketë sa më pak jetë të humbura! Duatë tona janë për sa më tepër jetë të shpëtuara!”, thuhet në reagimin e Logos-A, përcjell SHENJA.