RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Talebanët paralajmërojnë për rrezik të sëmundjeve pas tërmetit vdekjeprurës

talebanet-paralajmerojne-per-rrezik-te-semundjeve-pas-termetit-vdekjeprures

Zyrtarët shëndetësorë në Qeverinë e udhëhequr nga talebanët në Afganistan, kanë paralajmëruar më 26 qershor se mijëra njerëz të prekur nga tërmeti vdekjeprurës këtë javë, kanë nevojë të madhe për ushqime dhe ujë të pijshëm, dhe se përballen me rrezik të shpërthimit të ndonjë sëmundjeje.

Numri i viktimave si pasojë e tërmetit të 22 qershorit ka shkuar në 1,150.

Ky tërmet 6.1 shkallësh i Rihterit është kthyer në katastrofën më të madhe humanitare në Afganistan, në dy dekadat e fundit.

Tragjedia është rritur pasi Qeverinë e talebanëve nuk e njeh asnjë shtet në botë, për shkak të çështjeve të lidhura me të drejta ë njeriut.

Talebanët janë rikthyer në pushtet në gusht të vitit të kaluar, teksa forcat ndërkombëtare kanë përfunduar misionin në Afganistan.

“Njerëzit kanë nevojë të jashtëzakonshme për ushqim dhe ujë të pastër”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së talebanëve për Shëndetësi, Sharafat Zaman për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, organizatave ndërkombëtare, që të na ndihmojnë me ushqim dhe ilaçe, të mbijetuarit mund të përballen me sëmundje, sepse nuk kanë shtëpi adekuate dhe strehim për të jetuar”.

Zyra e Kombeve të Bashkuara që koordinon çështjet humanitare, tashmë ka paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të kolerës.

Përveç vdekjeve të konfirmuara, të paktën 1,600 persona besohet se janë plagosur nga tërmeti që ka goditur tri rajone malore në afërsi të kufirit të Afganistanit me Pakistanin. /rel

Related posts

Tërmet i fuqishëm në Papua Guinea e Re, 7 të vdekur dhe 17 të plagosur

rezart morina

Ndryshimet klimatike, deri në 2050 nuk do mbetet gjurmë prej shumicës së akullnajave në botë

admin

Kaderi thyen heshtjen pas ndarjes me Lumbardhin: Në BBVK gjithçka ishte mrekulli, jashtë ai ishte…

admin