RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Luftime të reja në qytetin kufitar, mijëra njerëz largohen nga Birmania në Tajlandë

luftime-te-reja-ne-qytetin-kufitar,-mijera-njerez-largohen-nga-birmania-ne-tajlande

Rreth 1,300 njerëz janë larguar nga Birmania lindore në Tajlandë, kanë bërë të ditur zyrtarët të shtunën, ndërsa luftimet e reja shpërthyen në një qytet kufitar që kohët e fundit është kapur nga guerilat etnike.

Luftëtarët nga pakica etnike Karen javën e kaluar kapën pozicionet e fundit të ushtrisë së Birmanisë në dhe rreth Myawaddy, i cili lidhet me Tajlandën me dy ura përtej lumit Moei, raporton AP.

Përplasjet e fundit u shkaktuan në mëngjes kur guerilat e Karen filluan një sulm kundër trupave të Birmanisë që fshiheshin pranë Urës së Miqësisë së Dytë Thai-Birmani, një pikë kalimi kryesore për tregtinë me Tajlandën, ka bërë të ditur shefi i policisë, Pittayakorn Phetcharat për distriktin Mae Sot të Tajlandës. Ai vlerësoi se rreth 1,300 njerëz u larguan për në Tajlandë.

Zyrtarët tajlandez raportuan se njerëzit kishin filluar të kalonin kufirin që nga e premtja pas përleshjeve në disa zona të Myawaddy.

Rënia e Myawaddy është një pengesë e madhe për ushtrinë që mori pushtetin nga qeveria e zgjedhur e lideres Aung San Suu Kyi në vitin 2021.

Forcat e armatosura dikur të fuqishme të Birmanisë kanë pësuar një sërë disfatash të paprecedentë që nga tetori i kaluar, duke humbur një pjesë të territorit, përfshirë pikat kufitare si për luftëtarët etnikë, të cilët kanë luftuar për një autonomi më të madhe për dekada, ashtu edhe për njësitë guerile pro-demokracisë që rrokën armët pas marrjes së pushtetit ushtarak.

Pamjet nga kufiri tajlandez treguan ushtarët tajlandez që bënin roje pranë urës me tinguj shpërthimesh dhe të shtëna armësh në sfond. /koha

Related posts

Izrael – Parlamenti voton projektligjin e diskutueshëm të reformës në drejtësi

rezart morina

Biden fajëson udhëtimet për performancën e dobët në debatin presidencial

RTI

Erdoğan: Turqia do të thajë kënetën terroriste në veri të Sirisë dhe Irakut

admin