RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Luhansku e Donetsku referendume për t’u bashkuar me Rusinë, reagon Ukraina: Armiku ka frikë

luhansku-e-donetsku-referendume-per-t’u-bashkuar-me-rusine,-reagon-ukraina:-armiku-ka-frike

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky i është përgjigjur njoftimeve të papritura për referendume për bashkimin me Rusinë në pjesët e pushtuara të Ukrainës.

“Shantazh naiv me kërcënime dhe histori tmerri të “referendumeve”, “mobilizimeve” nga ata që dinë të luftojnë vetëm me fëmijë dhe njerëz paqësorë. Kështu duket frika nga disfata. Armiku ka frikë, manipulon në mënyrë primitive”, tha Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, në kanalin e tij Telegram

“Ukraina do të zgjidhë çështjen ruse. Kërcënimi mund të eliminohet vetëm me forcë”, shtoi Yermak.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba gjithashtu hodhi poshtë njoftimet në një postim në Twitter, duke i quajtur referendumet një “mashtrim”.

Të dy Republikat Popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut njoftuan se referendumet do të mbaheshin në fund të kësaj jave. Zyrtarët e lartë rusë i kanë mirëpritur lëvizjet. /abcnews

Related posts

Borrell: Marrëdhëniet e panormalizuara Kosovë – Serbi “pengesë” për integrimet evropiane

admin

Kurti i përgjigjet Escobarit: Të bëhemi fer, njëherë njohja e ndërsjellë e mëpastaj Asociacioni

admin

Mexhiti, Kasami dhe Gashi: T’i votojmë ndryshimet kushtetuese dhe të hiqet 20-përqindshi

rezart morina