RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lukashenko: Bisedime paqeje ruso-ukrainase pa kushte

lukashenko:-bisedime-paqeje-ruso-ukrainase-pa-kushte

Lufta e Tretë Botërore duket në horizont, tha presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.

“Ka vetëm një mënyrë për të zgjidhur problemin në Ukrainë. Palët duhet të fillojnë menjëherë bisedimet pa kushte”, shtoi ai.

“Presidenti Lukashenko në një mesazh drejtuar parlamentit bjellorus, propozoi një armëpushim të menjëhershëm në linjat aktuale të frontit në Ukrainë”, sipas agjencisë Ria Novosti.

“Unë marr rrezikun të propozoj që aktivitetet ushtarake të pezullohen, pa qenë në gjendje palët të lëvizin pajisjet ushtarake dhe të rigrupojnë trupat”, tha Lukashenko.

“Palët duhet të fillojnë negociatat pa kushte, kjo është e vetmja mënyrë për të arritur paqen”, tha ai.

Presidenti bjellorus e quajti qesharak dekretin e nënshkruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndalon me ligj zhvillimin e negociatave të paqes. /atsh

Related posts

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje masive nga nesër

admin

Presidenti Erdoğan i bën thirrje SHBA-së që të mos merr anë me Iz’raelin në Ga’za dhe Li’ban

Muhamet Ramadani

OKB njofton 25 milionë dollarë ndihmë humanitare për Turqinë dhe Sirinë

Muhamet Ramadani