RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

qeveria-miraton-projektligjin-per-tatimet,-perfshin-faljen-e-tatimit-ne-prone

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ndër pikat e këtij Projektligji është edhe falja tatimore për vitin tatimor 2023, raporton teve1.info.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.

Gjithashtu, në mbledhje është miratuar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/111 të datës 7 dhjetor 2022, vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/23, të datës 8 prill 2020 dhe vendimi për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027.

Për vendimin e fundit në njoftim thuhet se: “Programi është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian, i orientuar kah adoptimi aquis së BE-së në legjislacionin kombëtarë dhe zbatimin e tij”.

Related posts

Një mijë refugjatë nga komuniteti rohingya mbërrijnë në Indonezi për një jave

admin

“Kundër shtypjes së Beogradit”, komuniteti shqiptar në Bujanoc nesër protestë ndaj qeverisë serbe

admin

Nuk ndalet Ukraina, sulmon me dronë bazën e bombarduesve strategjikë të Rusisë

admin