RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Lutja” që mediat më prestigjoze të botës ia përcjellin Izraelit

“lutja”-qe-mediat-me-prestigjoze-te-botes-ia-percjellin-izraelit

Një shtet që e ka ekzekutuar me kohë “të drejtën e informimit” dhe “lirinë e raportimit”

Drejtuesit e rreth 30 mediave kryesore ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Izraelit në një letër të përbashkët të hapur që t’u lejojë atyre akses të lirë në Rripin e Gazës, i cili ka qenë i mbyllur për gazetarët e huaj që nga fillimi i luftës kundër Hamasit më shumë se dy vjet më parë.

Letra është nënshkruar nga krerët e BBC, CNN, New York Times, Washington Post, Guardian, El Pais, Le Monde dhe agjencive të lajmeve AP, Reuters dhe AFP, ndër të tjera.

“Në çdo konflikt, gazetarët përballen me kufizime në aksesin e tyre në fushën e betejës. Por është ndryshe në Gaza. Për më shumë se 930 ditë, Izraeli u ka ndaluar gazetarëve të hyjnë në zonë në mënyrë të pavarur”, shkruajnë ata në letër, duke kërkuar heqjen “e menjëhershme” të kufizimeve.

Gazetarët e huaj dhe përfaqësuesit e tyre e kanë kërkuar rregullisht këtë që nga fillimi i luftës shkatërruese e gjenocidale në Gaza, e cila ishte si reagim ndaj sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi në territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli.

Shoqata e Shtypit të Huaj në Jerusalem (FPA) iu është drejtuar gjykatave izraelite për këtë çështje, por pa sukses deri më tani.

Vetëm disa dhjetëra gazetarësh janë lejuar të vizitojnë zonën në mënyrë ad hoc, nën shoqërimin e forcave të armatosura izraelite dhe me kufizime që nuk lejojnë punë të pavarur gazetareske.

Autoritetet izraelite përmendin arsye sigurie, edhe pasi një armëpushim i brishtë u zbatua në tetor. Por është e qartë se përse nuk e lejojnë median të hyjë në Rrip, mu prej krimeve të tyre çnjerëzore qe ende vijojnë.

Për shkak të këtij ndalimi aktual, mbulimi i luftës dhe pasojave të saj “bie pothuajse tërësisht mbi kolegët tanë palestinezë”, të cilët “punojnë në kushte ekstreme, uri, zhvendosje, humbje të të dashurve, kufizime të vazhdueshme dhe sulme vdekjeprurëse. Ata nuk mund ta mbajnë këtë barrë vetëm dhe duhet të mbrohen”, shkruajnë gjithashtu nënshkruesit.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), më shumë se 200 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.

Kështu, këtyre mediave ndërkombëtare iu bie barra morale që ta denoncojnë fuqishëm Holokaustin mbi palestinezët nga një shtet me tipare naziste, pasi e dinë fort mirë që ky shtet kurrë nuk do i lejojë të hyjnë në Rrip. Nëse ndodh, do i heqin qafe me metodat e tyre të paskrupullta.

Sepse në thelb, Izraeli nuk është krijuar për të vënë drejtësi, por si padrejtësia më e madhe në tokë, me pasoja që tashmë po dallohen qartë: një botë drejt kaosit prej një grushti të marrësh që edhe pse nuk kanë Zot në jetën e tyre, pretendojnë se Zoti i ka bërë të “zgjedhur” për t’i qëndruar botës në qafë. /tesheshi

Related posts

Përfundon periudha transitore për dinarin

Muhamet Ramadani

Jasharaj thërret konferencë të jashtëzakonshme: Greva s’ndalet, do ta padisim shtetin

admin

Hovenier – Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri, ju jeni parti opozitare e Kosovës së pavarur

Muhamet Ramadani