RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Armenia dhe Azerbajxhani të fillojnë negociatat e paqes sa më parë

macron:-armenia-dhe-azerbajxhani-te-fillojne-negociatat-e-paqes-sa-me-pare

Emmanuel Macron, duke mirëpritur kryeministrin armen Nikol Pashinyan në Elysee, i bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të ulen “pa vonesë” në tryezën e bisedimeve për paqen.

“Përdorimi i forcës ushtarake nuk mund të jetë zgjidhja për Armeninë apo Azerbajxhanin dhe dialogu duhet të rikthehet menjëherë”, theksoi ai.

“Të gjitha çështjet e pazgjidhura, dhe këto janë shumë, ne e dimë, duhet të trajtohen ekskluzivisht përmes negociatave”, këmbënguli ai.

Përleshjet e përgjakshme, që lanë afro 300 të vdekur, shpërthyen më 13 shtator në kufirin mes dy vendeve, të cilat fajësojnë njëri-tjetrin për luftimet, më të rëndat që nga lufta e vitit 2020 për kontrollin e enklavës së Nagorno-Karabakut. /abcnews

Related posts

Sondazh: Shumica e amerikanëve janë kundër luftës në Iran

Irfan Jahiu

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nuk e quajti “krim lufte” vrasjen e foshnjave në Gaza

admin

Rubio: Do të bashkëpunojmë me zyrtarët venezuelianë nëse ata marrin vendimet e duhura! Interesat tona të mbrohen, përfshirë embargon e naftës

admin