RTV AHIRETI
Lajme

Macron: Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij ndaj Rafah

macron:-izraeli-duhet-te-ndaloje-sulmet-e-tij-ndaj-rafah

Pasi Izraeli bombardoi kampin e refugjatëve të palestinezëve të zhvendosur në Rafah, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje për armëpushim urgjent dhe theksoi se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij ndaj qytetit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një postim nga platforma sociale X, Macron tha se është “i zemëruar” nga bombardimet e Izraelit në kampin e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Rafah.

“Sulmet në fjalë duhet të ndalojnë”, tha Macron.

Presidenti francez theksoi se në Rafah nuk ka një zonë të sigurt për civilët palestinezë, si dhe bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për armëpushim të menjëhershëm.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndalimin e sulmeve, Izraeli dje bombardoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, ku si pasojë humbën jetën të paktën 40 palestinezë.

The post Macron: Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij ndaj Rafah first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vrasja e Marigona Osmanit, Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burg

rezart morina

Fillon takimi Erdoğan-Zelenskyy në Lviv të Ukrainës

admin

Godina qeveritare në Bolivi u sulmua nga ushtarët, arrestohet pas disa orësh lideri i tentativës për grusht shteti

admin