RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Vrasja e Marigona Osmanit, Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burg

vrasja-e-marigona-osmanit,-arber-sejdiu-denohet-me-15-vjet-burg

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka shqiptuar dënim me 15 vite burgim Arbër Sejdiut, për vrasjen e Marigona Osmanit.

Sejdiut do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që nga gushti i vitit 2021, përcjell teve1.info

Ndërsa i akuzuari kryesor, Dardan Krivaqa, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Krivaça akuzohet për vrasjen mizore dhe dhunimin e Marigona Osmanit dhe Gjykata e shpalli fajtor për të dy veprat.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Related posts

Ministri izraelit propozon që të burgosurit palestinezë të mbahen në një burg “të rrethuar nga krokodilë”

Muhamet Ramadani

Ha’masi përgatitet për zgjedhjen e liderit të ri

admin

Sulmi amerikan ndaj Iranit dhe vrasja e Khameneit, reagon PD: Një lajm i mirë për popullin iranian dhe botën e lirë

admin