RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maduro dhe bashkëshortja e tij kapen nga forcat speciale amerikane, raportojnë media amerikane

maduro-dhe-bashkeshortja-e-tij-kapen-nga-forcat-speciale-amerikane,-raportojne-media-amerikane

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forcat speciale të ushtrisë amerikane, Delta Force, kanë bërë të ditur zyrtarë për CBS News, partneri amerikan i BBC-së.

Sipas raportimit, operacioni është kryer nga Delta Force, njësia elitare e ushtrisë së SHBA-së e specializuar në kundër-terrorizëm dhe operacione të nivelit të lartë. Detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen, rrethanat e kapjes apo statusin aktual të Madurós nuk janë bërë ende publike.

Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo nga autoritetet venezueliane, ndërsa lajmi ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe tronditje në arenën ndërkombëtare.

Ngjarja vjen mes përshkallëzimit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Karakasit, pas raportimeve për shpërthime në kryeqytetin venezuelian dhe akuzave të qeverisë së Madurós për “agresion ushtarak” nga ana e SHBA-së.

Situata mbetet e paqartë dhe në zhvillim. /mesazhi

Related posts

Nisi sulmin ndaj Izraelit, por cilat janë aftësitë raketore të Iranit? Nga ato balistike hipersonike te ato bërthamore, ja çfarë disponon Teherani

admin

Mister shkaqet e fundosjes së superjahtit në Siçili! Nga nxjerrja në sipërfaqe, te rikuperimi i tij, ja si mund të zbardhet tragjedia! Flasin inxhinierët italianë

admin

Haxhiu pas takimit me grupin ndërministror: Të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje

admin