RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Magna International do të hapë fabrikën e dytë në Maqedoninë e Veriut

magna-international-do-te-hape-fabriken-e-dyte-ne-maqedonine-e-veriut

Furnizuesi i pjesëve të automjeteve me seli në Kanada, Magna International do të hapë një fabrikë të dytë në Maqedoninë e Veriut, një investim me vlerë 40 milionë euro (43.2 milionë dollarë), njoftoi këtë të premte qeveria maqedonase.

Fabrika e re, e vendosur në afërsi të qytetit lindor të Shtipit, pritet të hapë rreth 600 vende të reja punë në fazën e parë, thuhet në njoftim.

Kompania pritet të testojë prodhimin në fabrikën e re këtë vit dhe të nisë prodhimin serik në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Magna International ka punësuar 300 persona në fabrikën e saj në afërsi të Strugës, me synimin për të arritur numrin e punonjësve në mbi 1 mijë deri në vitin 2024.

Fabrika prodhon sisteme të pasqyrave të jashtme, duke përfshirë aktivizues dhe lidhje teli, për disa prodhues të automjeteve europiane.

Magna International është një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë të pjesëve të automjeteve. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të kompanisë, ajo ka 161 mijë punonjës dhe qendra shitjes në 28 vende./ seenews

Related posts

Egjipti, përpiqet të qetësojë situatën në Gaza

admin

Specialja ia vazhdon Thaçit paraburgimin në Ditën e Pavarësisë

rezart morina

OKB: Bota duhet ‘të përgatitet për valë më intensive të të nxehtit’

rezart morina