RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Malajzia i kërkon OKB-së që ta mbajë Izraelin përgjegjës për bastisjen në xhaminë Al-Aksa

malajzia-i-kerkon-okb-se-qe-ta-mbaje-izraelin-pergjegjes-per-bastisjen-ne-xhamine-al-aksa

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe komunitetit ndërkombëtar që ta mbajnë përgjegjës Izraelin për sulmin ndaj palestinezëve në xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu.

“Malajzia i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ta mbajë Izraelin përgjegjës për krimet e tij, t’i mbajë ata përgjegjës dhe të sigurojë lirimin e menjëhershëm të palestinezëve të ndaluar”, shkroi Ibrahim në twitter.

Duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i kërkojë Izraelit menjëherë të ndalojë veprimet e tij provokuese për paqen dhe stabilitetin, Ibrahim tha se Malajzia do të vazhdojë të jetë në solidaritet me popullin palestinez dhe të përsërisë se Kudsi është vendi i shenjtë i muslimanëve.

Ndërhyrja e forcave izraelite kundër besimtarëve në Mesxhidi Al-Aksa duke përdorur dhunën për dy ditë ka rritur tensionin në Kudsin Lindor të pushtuar dhe në rajon.

Palestinezët u strehuan në xhaminë Kibla në Aksa pas namazit të teravisë, pasi kolonët fanatikë kërkuan bastisje në Mesxhid Al-Aksa për shkak të festës “Pesah” të hebrenjve dhe sakrificave aty.

Gjatë bastisjes së forcave izraelite në Mesxhid Al-Aksa, pamjet në xhaminë Kibla duke ndërhyrë me dhunë dhe duke rrahur njerëzit aty shkaktuan reagim ndërkombëtar.

Policia izraelite ndërhyri në xhaminë Kibla duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe shkopinj, duke e kthyer xhaminë e shenjtë në një zonë lufte.

Më shumë se 400 palestinezë që u strehuan në xhaminë Kibla u arrestuan.

Related posts

Ndërron jetë ambasadori i RMV-së në Berlin

admin

Flet familjari i dy mërgimtarëve që ndërruan jetë në aksidentin në Hungari: Njëri u dogj i tëri

admin

Rusia: Goditëm elementët industrialë ushtarakë dhe bazat ajrore të Ukrainës

rezart morina