RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Miratohet Projektligji për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

miratohet-projektligji-per-byrone-shteterore-per-konfiskimin-e-pasurise-se-pajustifikueshme

Është miratuar në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Miratimi i këtij projektligji së bashku me 33 amendamente shtesë, u bë në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës. 66 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.

Përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetje i dhanë edhe deputetët opozitarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës paralajmëroi se të njëjtin do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i projektligjit nuk është që të goditet ndonjë zyrtar publik, por vetëm pasuria e pajustifikueshme e cilido prej tyre.

“Nuk është qëllimi që të goditet një zyrtar, por qëllimi është që të luftohet pasuria e pajustifikueshme e kujtdo qoftë zyrtari”, tha ajo.

Ndryshe, deputetët votuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe zhvendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

Related posts

Kristersson: Suedia të ndjekë politikën strikte të migracionit të Danimarkës

admin

Ushtarë të FSK-së parakalojnë në Mitrovicë të Jugut

admin

Protestohet para shkollës fillore “Naim Frashëri” – prindërit dhe nxënësit kërkojnë të fillojë procesi mësimor

admin