RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Malajzia përsërit qëndrimin për ndalimin e persekutimit që Izraeli zbaton ndaj palestinezëve

malajzia-perserit-qendrimin-per-ndalimin-e-persekutimit-qe-izraeli-zbaton-ndaj-palestinezeve

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim përsëriti qëndrimin e vendosur të vendit të tij për ndalimin e persekutimit që Izraeli zbaton ndaj palestinezëve, lirimin e gjithë të burgosurve palestinezë dhe për pranimin e një plani paqeje, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në media sociale, kryeministri Ibrahim tha se u takua në kryeqytetin e Katarit, Doha, me shefin e Byrosë Politike të Lëvizjes Hamas, Ismail Haniyeh dhe përgjegjësin e jashtëm të Hamasit, Khaled Meshaal.

Duke vënë theksin se pothuajse prej 8 muajsh janë vrarë dhe plagosur mijëra palestinezë dhe gjysma e Rripit të Gazës është shkatërruar përgjithmonë për shkak të shtypjes së “regjimit sionist (izraelit)”, Ibrahim tha deklaroi se Malajzia është e kënaqur nga qëndrimi pozitiv i Hamasit për të liruar pengjet.

Pasi përsëriti qëndrimin e vendosur të vendit të tij për ndalimin e persekutimit që Izraeli zbaton ndaj palestinezëve, lirimin e gjithë të burgosurve palestinezë dhe për pranimin e një plani paqeje, Ibrahim tha se Malajzia do të vazhdojë të luajë rolin e saj në nivel ndërkombëtar për pengesën e sulmit izraelit në Rafah dhe për dërgimin e ndihmave humanitare dhe produkteve mjekësore për popullatën në Rripin e Gazës.

Related posts

Kur “protestuesi me plis” kthehet në “Kalë Troje”…

Hevzi

Kryeprokurori i GJNP-së, Khan mohon akuzat për sjellje të pahijshme: Jam i pafajshëm

Irfan Jahiu

Erdoğan takon homologun kuban në Ankara – VIDEO

admin