RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali i Zi i gatshëm të pranojë Abetaren e Përbashkët

mali-i-zi-i-gatshem-te-pranoje-abetaren-e-perbashket

Ministri i Arsimi i Malit të Zi, Miomir Vojinović gjatë vizitës zyrtare në Tiranë u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinović.

Gjatë takimit Kushi dhe Vojinović diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.

“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi”, tha Kushi në një postim në rrjetet sociale..

Ministri i Malit të Zi, Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt.

Ndryshe, javën e kaluar në Tiranë zyrtarisht u prezantua Abetarja e përbashkët Shqipëri- Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në prezantimin e Abetarës së unifikuar tha se kjo ide është përfaquar edhe nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Mali i Zi, vazhdon edhe pas 500 orësh gara e të qëndruarit i shtrirë

rezart morina

Çavuşoğlu: Provokimet në Suedi që shënjestrojnë presidentin turk janë raciste dhe krime të urrejtjes

admin

Biden do të ofrojë status ligjor për emigrantët pa dokumente

admin