RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Manipulimet me vota: Takohen prokurorja Pula dhe zv/drejtori i Policisë, flasin për fillimin e hetimeve

manipulimet-me-vota:-takohen-prokurorja-pula-dhe-zv/drejtori-i-policise,-flasin-per-fillimin-e-hetimeve

Koordinatorja nacionale për zgjdhje, prokurorja Laura Pula, bashkë me menaxherin e projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusarin, kanë pritur në takim zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hotin dhe drejtorin e departamentit të rendit Publik në Policinë e Kosovës, nënkolonel Arbnesh Ajvazin.
Në këtë takim është diskutuar për fillimin e hetimeve paraprake lidhur me mospërputhjen e votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Kosovës/

“Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, informoi të pranishmit se pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet, në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që në të gjitha komunat, ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe të sigurojnë prova relevante, që vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Pula gjithashtu në takim ka potencuar se do të fillojnë grumbullimin e provave të nevojshme në nivel vendi.

“Nga ana tjetër zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti potencoi se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme dhe në kuadër të kompetencave që ka do t’i shërbej kërkesave të prokurorëve të shtetit”, thuhet ndër të tjera.

Related posts

Greqi, qeveria e re mesazh për dialog dhe bashkëpunim me Türkiye-n

admin

Rizvanolli tregon sa qytetarë aplikuan për subvencionim të pajisjeve

admin

Papa Françesku nuk merr pjesë në procesionin e së Premtes së Mirë. Njoftimi i rëndësishëm i Vatikanit për shëndetin e tij në vigjilje të Pashkëve

admin