RTV AHIRETI
Lajme

Zelenskyy: Në rajonet Luhansk dhe Donetsk vazhdojnë konflikte të ashpra

zelenskyy:-ne-rajonet-luhansk-dhe-donetsk-vazhdojne-konflikte-te-ashpra

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se konfliktet e ashpra në vendin e tij vazhdojnë në rajonet Luhansk dhe Donetsk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video-mesazh, Zelenskyy iu drejtua qytetarëve të Ukrainës, ku theksoi se edhe në javën e parë të vitit të ri në frontet e para po përjetohen konflikte të ashpra.

“Në rajonet Luhansk dhe Donetsk vazhdojnë konflikte të ashpra”, deklaroi Zelenskyy, duke informuar se konfliktet më të rënda në frontin Donetsk po përjetohen në drejtim të qyteteve Bakhmut dhe Soledar.

Duke vënë në dukje se pavarësisht sulmeve intensive të ushtrisë ruse qytetet në fjalë ndodhen nën kontrollin e ushtrisë së Ukrainës, Zelenskyy tha se “Këtu është një prej vendeve më të përgjakura të frontit”.

Zelenskyy akuzoi ushtrinë ruse për mos zbatimin e armëpushimit 36 orësh që shpalli në Ukrainë me rastin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse, si dhe më tej u shpreh se brenda orëve të armëpushimit në fjalë janë kryer sulme ruse në Kramatorsk dhe në qytete të tjera në rajonin Donbas.

Duke nënvizuar se nuk u besojnë “fjalës” së Rusisë, Zelenskyy deklaroi se “Përpjekjet e Rusisë për të manipuluar diplomacinë dhe politikën nuk do të funksionojnë kurrë”.

Ai rikujtoi se mes Rusisë dhe Ukrainës është kryer sërish shkëmbim i të burgosurve. Zelenskyy shtoi se janë liruar 50 ushtarë ukrainas dhe se do të vazhdojnë të punojnë për rikthimin në shtëpi të të gjithë të burgosurve ukrainas.

Related posts

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

admin

Kryediplomati sirian fillon vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar pas disa dekadash

admin

Dodik: Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, bota nuk është vetëm SHBA dhe BE

admin