RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci: Avancimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, hap i madh për sigurinë

maqedonci:-avancimi-i-kosoves-ne-asamblene-parlamentare-te-nato-s,-hap-i-madh-per-sigurine

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka mirëpritur vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Maqedonci ka thënë se avancimi i Kuvendit të Kosovës nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asociuar është një hap i madh për sigurinë.

“Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vendosi sot ta avancojë Kuvendin e Kosovës nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asociuar. Ky është një hap i madh përpara për sigurinë dhe prosperitetin e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar ai.

Maqedonci ka shtuar se anëtarësimi në NATO dhe BE është thelbësor për çdo vend demokratik.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka thënë se Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Hyseni, i cili është kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ka bërë të ditur se gjatë punimeve të së dielës të Komisionit të Përhershëm drejtues të kësaj asambleje që po mbahet në Estoni, Kosovës i është ngritur statusi në nivelin e anëtarit të asociuar.

Related posts

Kryediplomati turk do të merr pjesë në Këshillin e Ligës Arabe

Muhamet Ramadani

Funerali i Khameneit: humbja e tretë e SHBA-së në luftën kundër Iranit

Muhamet Ramadani

Diplomati iranian: Sulmet ShBA-Izrael ndaj Iranit janë “luftë kundër Kartës së Kombeve të Bashkuara

Muhamet Ramadani